Në dorë me dronin “Baykar”, djali i Adem Jasharit në krah të Vjosa Osmanit në Turqi

Aktuale

Në dorë me dronin “Baykar”, djali i Adem Jasharit në krah të Vjosa Osmanit në Turqi

Nga: P.R Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 22:15
Osmani bëri të ditur se ka vizituar fabrikën për prodhimin e dronëve "Baykar" në Stamboll.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë po qëndron ën vizitë në Turqi.

Në një foto të publikuar në facebook, Osmani bëri të ditur se ka vizituar fabrikën për prodhimin e dronëve "Baykar" në Stamboll.

“Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve "Baykar", në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë”, shkroi presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu, gjatë vizitës në Shqipëri ka takuar edhe mërgatën shqiptare në Turqi.

E në fotot e publikuara në të këtij takimi, në krah të Vjosa Osmanit shihet edhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, shkruan “Bota sot”.

“Mërgata jonë kudo është shpirti dhe zemra e Kosovës. Pata nderin t'i takoj, t'i përgëzoj dhe t'i uroj që Kosovën ta shohin jo vetëm si vend ku i vizitojnë familjarët e të afërmit, por edhe si mundësi për investime”, ka shkruar në njoftimin e saj Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, përcjellë “Bota sot”.

Image
Në krah të Vjosa Osmanit shihet edhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ende nuk dihet se a ka qenë rastësi pjesëmarrja e Lulzim Jasharit, apo ka qenë pjesë e ekipit të presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat