Ky është 14 vjeçari që u vra me thikë në oborrin e shkollës

Aktuale

Ky është 14 vjeçari që u vra me thikë në oborrin e shkollës

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:23
Rijad Hyseni

Rijad Hyseni është 14 vjeçari që u ther sot me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave.

Lajmin për vdekjen e tij pos policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit përmes një postimi në Facebook bashkë me një fotografi të tij.

“Njoftim

Të dashur miq e familjarë, 

Me dhimbje të madhe e pikëllim, ju njoftojmë se me datën 01.03.2022 tragjikisht u ndërrua nga jeta më i dashuri  ynë Rijad (Besim) Hyseni (11.03.2007-01.03.2022). 

Për varrim ju njoftojmë me kohë..  E piklluara familja Hyseni”, shkruan familja Hyseni.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, 14-vjeçari u ther me thikë disa herë teksa po shkonte në shkollë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat