Qeveria miraton masat e reja anti-Covid, por s’tregon cilat janë ato

Aktuale

Qeveria miraton masat e reja anti-Covid, por s’tregon cilat janë ato

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, i ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Në njoftimin e publikuar, ekzekutivi nuk bën të ditur se cilat janë ato.

“Është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje, u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”.

Media ka raportuar se masat anti-COVID do të ndryshojnë pas uljes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend.

Ora policore do të hiqet dhe do të hapen klubet e natës.

Raportohet se dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 për qind dhe me certifikata të vaksinimit, duke filluar nga 7 marsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat