Këshilltari i presidentit të Ukrainës flet për njohjen e Kosovës: Nuk është koha e duhur

Aktuale

Këshilltari i presidentit të Ukrainës flet për njohjen e Kosovës: Nuk është koha e duhur

Më: 3 mars 2022 Në ora: 01:23
Jehor Cherniev

Këshillari i presidentit Zelensky, Jehor Cherniev tha se Federata Ruse mundohet ta vrasë Zelensky por se ai ende gjendet në Kiev.

Derisa ka folur në `Imazhi i ditës`, ai tha gjendja në Ukrainë është tejet e rëndë me sulmet e kohëpaskohshme të Rusisë.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Ukraina ai tha se nuk është momenti i duhur për të folur për këtë.

“NATO-ja dhe shtetet e saj mund të na ndihmojnë në një gjë shumë të rëndësishme të mbyll qiellin, që i bie që çfardo fluturake apo raketë nuk do duhej të ishte në qiellin ukrainas sepse dëmtimet më të mëdha i kemi nga raketat dhe bombat e aeroplanëve. Por kemi edhe sistemet tona kundër ajrore dhe kundër fluturakeve por nuk mjafton prandaj na nevojitet kjo mbështetje”, tha këshillari i presidentit Zelensky, Jehor Cherniev.

I pyetur se sa është i sigurt presidenti ukrainas sepse ka deklarata se ai dhe familja e tij janë caku kryesor ai tha se Federata Ruse po mundohet ta vras presidentin Zelensky por megjithatë presidenti është ende në Kiev.

“Po, kjo është e vërtetë. Federata Ruse mundohet të vras presidentin Zelensky dhe të themeloj një Qeveri, një president të ri në Ukrainë por megjithatë presidenti është ende në Kiev, në kryeqytet”, tha ai.

Sa i përket sigurisë për momentin ai tha se është gjatë gjithë ditës është në rrugë duke dërguar armë dhe mocione të tjera.

Cherniev u pyet nëse do të konsideroj Ukraina njohjen e Kosovës.

“Mendoj që nuk është koha e duhur për momentin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat