Limaj: Ushtria s’mund të furnizohet me fonde vullnetare ​

Aktuale

Limaj: Ushtria s’mund të furnizohet me fonde vullnetare ​

Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:08
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosovën s’po e lejojnë të blejë armë të rënda.

Limaj ka shprehur dilemat e tij për fondin e krijuar nga Qeveria për mbrojtjen.

“Për çfarë na duhet ky fond? Ushtria nuk mund të furnizohet me fonde vullnetare. UÇK-ja ka pasur dy fonde edhe nuk ka mundur të furnizohet. Ne nuk kemi probleme për mjete financiare për të forcuar ushtrinë por kemi kufizime”.

Limaj thotë se Kurti duhet të lejë këto populizma dhe të kërkojë nga NATO të na jep mundësinë të armatosemi.

“FSK nuk mund të blejë dronë të tipit “Bayraktar”, nuk mund të blejë tanke e armatim të rëndë. Nëse na lejohet të armatosemi ka plot vende mike që na japin armatim për një periudhë shumë afatgjate për t’i paguar. Po të kishim dritën e gjelbër për t’u armatosur sot mund të shkojmë në Turqi e të marrim armatim në vlerë 300 milionë euro. Telashe për para nuk kemi, por s’kemi të drejtë të armatosemi”, tha ai,

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se kontratat e armëve bëhen mes shteteve dhe sipas tij paraja në këto raste nuk është problem.

Limaj thotë se pas dy muajsh ky fond do të harrohet.

“Puna e ushtrisë nuk është me episode. Pse ndodhi kjo në Ukrainë, e ne tash të blejmë armë. Pse të mos vendoset një taksë për ushtrinë”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat