Musliu pas takimit me kreun e AKI-së: S’ka vend për panik, gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi nga ndonjë pasiguri

Aktuale

Musliu pas takimit me kreun e AKI-së: S’ka vend për panik, gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi nga ndonjë pasiguri

Më: 4 mars 2022 Në ora: 11:37
Ganimete Musliu

(E plotësuar 11:36) - Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, tha se raportimi i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë Komision, ka të bëjë për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Ajo ka ftuar qytetarët që mos të jenë në panik, pasi sipas saj, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, derisa kërkoi që këtë ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Përmes juve të kërkoj edhe nga presidentja edhe kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë ne vend që është vërejt te qytetarët panik i shtuar që kanë filluar të furnizohen me derivate të shumta… mos të flasim për miellin dhe artikuj tjerë”, tha Musliu.

Nuk ka vend për panik gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejtë nga ndonjë pasiguri”, tha ajo.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka filluar raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Mediet në këtë takim, janë lejuar vetëm të marrin pamje.

Ndërsa pritet që kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, të mbajë një konferencë për medie.

Image
Foto nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat