“Mercenarë nga Kosova në Ukrainë”, Donika Gërvalla i përgjigjet Vladimir Putinit

Aktuale

“Mercenarë nga Kosova në Ukrainë”, Donika Gërvalla i përgjigjet Vladimir Putinit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:31
Donika Gërvalla

Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka thënë se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se Putini është një kriminel lufte dhe se po e bën lojën e njëjtë që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi e Aleksander Vuçiqi.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat