Molliqaj: Lirinë e fituam, familja Jashari dhe udhëheqësit e UÇK-së e sollën lirinë e Kosovës

Aktuale

Molliqaj: Lirinë e fituam, familja Jashari dhe udhëheqësit e UÇK-së e sollën lirinë e Kosovës

Më: 5 mars 2022 Në ora: 12:42
Dardan Molliqaj

Në 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), PSD e udhëhequr nga Dardan Molliqaj shkuan në Prekaz për të nderuar të rënët për lirinë.

Molliqaj nga aty përveç komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve që Kosovës t’ia sjellin lirinë kujtoi edhe ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Salih Mustafën të cilën po mbahen në Hagë.

Për ta, Molliqaj u shpreh se ata po mbahen në Hagë për atë çka përfaqësojnë dhe jo pse kanë bërë diçka.

Molliqaj: Në këtë ditë nuk mundemi mos me kujtu, Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e Mustafën

“në këto ditë në këtë ditë nuk mundemi asnjëherë mos me i kujtu që drejtuesit kryesor të kësaj lufte, bashkëluftëtarët e familjes Jashari, pra Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Jakup Krasniqi ndodhen në Hagë ata ndodhën atje për shkak se ishin pjesë e një lufte të drejtë çlirimtare ndaj një pushtuese shovinist serbëve. Kështu aq sa i kujtojmë të rënët për liri, aq sa obligohemi që këtë liri ta mbrojmë, po aq obligohemi dhe i kujtojmë ata që po përndjekin politikisht jo pse kanë bërë diçka ose jo, por po ndjekin se përfaqësojnë diçka. Ata janë përfaqësues të kësaj lufte për liri dhe gjithmonë do të mbeten të tillë”, u shpreh Molliqaj.

Ndërkohë që ai u shprehë se liria nuk u morë nga jashtë por u kurorëzua nga brenda.

Molliqaj: Lirinë e fituam, familja Jashari dhe udhëheqësit e UÇK-së e sollën lirinë e Kosovës

Jemi sot këtu për të nderuar sakrificën sublime të familje Jashari. Për ne kujton atë që këtu nisi liria për më shumë se kaq kjo për neve dëshmon se lirinë e fituam, lirinë e morëm dhe ajo nuk erdhi nga jashtë, por nisi nga jashtë dhe u kurorëzua nga brenda. Familja Jashari dhe udhëheqësit e UÇK janë ata që e sollën lirinë e Kosovës dhe ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë dhe nuk do të guxojmë t’i harrojmë ata”, tha Molliqaj.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat