​Idrizi: Familja Jashari ndërroi rrjedhën e historisë, erdhën ta nderojmë këtë vend të shenjtë

Aktuale

​Idrizi: Familja Jashari ndërroi rrjedhën e historisë, erdhën ta nderojmë këtë vend të shenjtë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 13:16
Idrizi

Kryetari i Komunës se Vushtrrisë, Ferat Idrizi bëri homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Idrizi u shpreh se shkuan ta nderojnë veprën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët ndërruan rrjedhat e historisë.

Idrizi: Erdhëm ta nderojmë këtë vend të shenjt

“Jemi bashkë me zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, me organizatat e dala nga lufta me veteranë të UÇK, invalidët, familjet e dëshmorëve për t’i bërë nderime dhe homazhe komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes legjendare Jashari të cilët ndërruan rrjedhat e historisë. Erdhëm këtu për t’i bërë nderim këtij vendi të shenjtë për tu frymëzuar në atdhe dashurinë”, u shpreh Idrizi pas homazheve në Prekaz.

Në Prekaz të shtunën dhe të dielën shumë qytetarë shkuan ta nderojnë veprën dhe luftën e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Sot homazhe bërën edhe krerët e institucioneve të shtetit, dhe liderë të partive opozitare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat