Shtyhet për 29 mars raportimi i ministrit Latifi, deputetët kërkojnë që në raportim të jenë edhe nga ShSKUK-ja

Aktuale

Shtyhet për 29 mars raportimi i ministrit Latifi, deputetët kërkojnë që në raportim të jenë edhe nga ShSKUK-ja

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:47
Pamje nga takimi

Raportimi i ministri të Shëndetësisë Rifat Latifi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është shtyrë për datën 29 mars.

Raportimi i ministrit Latifi kishte të bënte lidhur me raportin e auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”.

Kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami, tha se ministri i Shëndetësisë i ka bërë kabinetit kërkesë me shkrim që shqyrtimi i dy raporteve të shtyhet më datë 29 mars.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, tha se në javën e ardhshme të vijnë dhe të raportojnë, duke kërkuar që në raportim të ftohen edhe ShSKUK-ja.

Që këta të fundit të jenë në raportim, u pajtua edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat