Një mijë euro gjobë për një market në Skënderaj për shitjen e vajit me çmim prej 3.49 cent

Aktuale

Një mijë euro gjobë për një market në Skënderaj për shitjen e vajit me çmim prej 3.49 cent

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:03
Çmimi i vajit

Drejtoria për Inspekcion në Komunën e Skënderajt ka gjobitur me një mijë euro një market pasi që ky i fundit kishte shitur një litër vaj me çmim prej 3.49 cent.

Në gjobën e shqiptuar thuhet se subjekti afarist është urdhëruar që këto produkte t’I largojnë nga shitja deri në prezantimin e dokumenteve të kërkuara ose do të konfiskohen.

Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, përmes një postimi në Facebook u shpreh se do të shqiptojnë gjoba për të gjithë ata që provojnë të përfitojnë në mënyrë të pandershme.

‘’Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit’’, shkroi ndër tjerash Nura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat