Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel, Lajçak kërkon zgjidhje për çështjen e targave

Aktuale

Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel, Lajçak kërkon zgjidhje për çështjen e targave

Më: 11 mars 2022 Në ora: 23:20
Tani është duke u kërkuar një zgjidhje e përhershme dhe normale për këtë çështje në Bruksel.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi i gjashtë i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Lajçak, në njoftimin e publikuar në Twitter, ka thënë se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin për këtë çështje.

Ai ka thënë që është koha e fundit që të arrihet marrëveshja lidhur me targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, delegacionet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Burksel për takimin e gjashtë të grupit punues për targat. Ekspertët e BE-së asistuan të dyja delegacionet për të gjetur të gjitha opsionet ekzistuese sikurse edhe implikimet e tyre teknike. Është koha për t’u aktivizuar në mënyrë që të gjendet mirëkuptimi mes palëve”, ka shkruar Lajçak.

Në shtator të vitit 2021, delegacionet nga Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje të përkohshme në Bruksel për çështjen e targave të veturave, për de-eskalimin e situatës së tensionuar, pasi që Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndalonte hyrjen e veturave me targa serbe në territorin e Kosovës.

Kjo marrëveshje kishte të bënte me vendosjen e stikerëve mbi simbolet shtetërore në targat e veturave që mbanin regjistrimet e Kosovës dhe Serbisë kur ndodheshin në territoret e njëra-tjetrës. Megjithatë, tani është duke u kërkuar një zgjidhje e përhershme dhe normale për këtë çështje në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat