“Një litër vaj 5 euro, një litër naftë 3.5 euro”/ Imer Mushkolaj reagon ndaj atyre që paralajmëruan rritjen e çmimeve

Aktuale

“Një litër vaj 5 euro, një litër naftë 3.5 euro”/ Imer Mushkolaj reagon ndaj atyre që paralajmëruan rritjen e çmimeve

Nga: N. Sh. Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:42
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj ka treguar se kush ndikoi në panikun e qytetarëve dhe rritjen e çmimeve.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, këtë e bëri një përfaqësues biznesesh i cili tha se do të ketë mungesë produktesh, një ish-kryeinspektor që paralajmëroi rritjen e çmimit të vajit në 5 euro, një importues derivatësh, i cili tha se një litër naftë mund të kushtojë 3.5 euro.

Këtë Mushkolaj e quan gerditshëm dhe turpshëm.

“Kush ndikoi, veç tjerash, në panikun e qytetarëve? Një përfaqësues biznesesh që tha se do të ketë mungesë produktesh, një ish-kryeinspektor sipas të cilit brenda pesë ditësh një litër vaj do të kushtonte 5 euro, një importues derivatesh që tha se një litër naftë mund të kushtojë 3.5 euro. Gërditshëm dhe turpshëm!”, shkruan Mushkolaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat