Ish diplomati reagon ashpër: Ta japësh jetën për Vuçiqin e ta duash më shumë se Kosovën, kalon kufijtë e servilizmit

Aktuale

Ish diplomati reagon ashpër: Ta japësh jetën për Vuçiqin e ta duash më shumë se Kosovën, kalon kufijtë e servilizmit

Nga: G.B Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:55
Shaban Murati

Ish ambasadori Shaban Murati ka reaguar lidhur me “Ballkanin e Hapur”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se udhëheqësit e Shqipërisë jepnin jetën për Titon, për Stalinin e për Mao Ce Dunin, përcjell Bota sot.

Por, ai ka thënë se të japësh jetën për Vuçiçin, ta duash Vuçiçin më shumë se Kosovën, dhe t’u thuash shqiptarëve se “Ballkani i hapur” i Vuçiçit po ju mban me bukë e kalon çdo kufi të servilizmit diplomatik dhe tregon që Shqipëria ka kapur fundin e llahtarshëm të mosekzistencës.

Postimi i tij i plotë:

Degradim

Udhëheqësit e Shqipërisë jepnin jetën për Titon. Jepnin jetën për Stalinin. Jepnin jetën për Mao Ce Dunin.

Por të japësh jetën për Vuçiçin, ta duash Vuçiçin më shumë se Kosovën, dhe t’u thuash shqiptarëve se “Ballkani i hapur” i Vuçiçit po ju mban me bukë, sepse do na japë grurin për të cilin ka kontrata të nënshkruara, kjo kalon çdo kufi të servilizmit diplomatik dhe tregon që Shqipëria ka kapur fundin e llahtarshëm të mosekzistencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat