Sindikata e Infermierëve të Kosovës paralajmëron grevë një ditore

Aktuale

Sindikata e Infermierëve të Kosovës paralajmëron grevë një ditore

Më: 16 mars 2022 Në ora: 00:25
Ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar grevë një ditorë, të cilët do të vazhdojnë edhe në ditët e tjera deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që në afat prej 72 orëve t’u përgjigjen kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor dhe të ndërmarrin hapa konkret në realizimin e këtyre kërkesave.

Kërkesat e Sindikatës së Infermierëve:

1. Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,

2. Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

3. Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,

4. Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,

5. Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve.

“Pas afatit prej 72 orëve, Bazuar në Ligjin për Greva Nr. 03/L-200 dhe Ligjin mbi Organizimin Sindikal në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-011, në konsultim edhe me organizatat tjera përfaqësuese të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, duke respektuar të gjitha ligjet, duke siguruar minimumin e dhënies së shërbimeve, Sindikata e Infermierëve të Kosovës do dal me ditën dhe datën e zhvillimit të aktivitetit”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat