​Lajçak thotë se duhet të gjendet opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Aktuale

​Lajçak thotë se duhet të gjendet opsioni për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Më: 16 mars 2022 Në ora: 17:49
Miroslav Lajçak

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka theksuar se çdo ditë janë në kontakt me institucionet e Kosovës dhe të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill edhe në Kosovë.

Ai tha për RTK se dita e zgjedhjeve po afrohet.

Andaj, sipas tij, shumë shpejt duhet të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila nuk do të cenonte kushtetutshmërinë e Kosovës dhe do t’u mundësonte serbëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Madje, Lajçak tha se një marrëveshje e tillë do të krijonte atmosferë tjetër në dialogun e nivelit të lartë politik, që sipas tij pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat