Osmani takon komandantin e KFOR-it, diskutohet mbi çështjen e sigurisë në Kosovë

Aktuale

Osmani takon komandantin e KFOR-it, diskutohet mbi çështjen e sigurisë në Kosovë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 19:09
Vjosa Osmani dhe gjeneral major Ferenc Kajari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari.

Me të, ajo diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Osmani me këtë rast shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri.

Ndërsa, komandanti Kajari ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat