Zekaj: Procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror ka qenë jo transparent

Aktuale

Zekaj: Procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror ka qenë jo transparent

Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:14
Yll Zekaj

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi është deklaruar lidhur me garën që ka të bëjë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku sot u mbajt intervistimi i pesë kandidatëve që synojnë pozitën, që tash e 7 vite e ka pasur Aleksandër Lumezi.

Zekaj tha se procesi i intervistimit të Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë jo transparent.

“Intervistimi ka përfunduar dhe së shpejti presim që këshilli prokurorial të del me pikët që kanë marrë secili nga këta kandidat nga ky panel intervistues. Por ajo që është më shqetësuese është se fillimisht procesi i intervistimit apo rekrutimit të kryeprokurorit të shtetit ka shkuar me një jo transparencë të dukshme”, tha ai.

Zekaj ka thënë se mungesa e bashkëpunimi mes Ambasadës Britanike dhe Këshillit Prokurorial ka kenë një hije të keqe për procesin.

“Kemi pasur reagime të Ambasadës Britanike në fillim të këtij procesi e të cilës nuk i kanë dhënë hapësirë edhe Kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial nuk kanë gjetur mënyrë të bashkëpunimit me projektin britanik e cili ka qenë pjesë e rekurimit të shumicës së Agjensioneve të Pavarura, Bordeve me qëllim procesi të jetë transparent. Ky bashkëpunim nuk është gjetur me ambasadën britanike. Ambasada Britanike nuk ka gjetur hapësirë që të bashkëpunoj me Këshillin Prokurorial në këtë drejtim dhe kjo lenë një hije të keqe për procesin”, tha ai.

Ai thotë se nuk prej ndonjë cilësi nga ky proces.

“Ne nga ajo çfarë kemi parë nuk presim ndonjë cilësi prej këtij procesi, presim që të jetë prap një riciklim i personave që kanë qenë në pozita të larta drejtuese në kuadër të sistemit prokurorial. Nuk presim ndonjë ndryshim të situatës nga 7 vitesh i kaluar ku kishim një mungesë totale të hetimit që u dyshuan për korrupsion dhe krim të organizuar dhe kryesisht të profilit të lartë të tyre”, ka deklaruar Zekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat