Agim Çeku: Rusët dhe serbët janë kriminelë

Aktuale

Agim Çeku: Rusët dhe serbët janë kriminelë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:18
Agim Çeku

Ish-komandanti i UÇK-së dhe njëherësh ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku i ka quajtur rusët “kriminelë lufte”

Çeku kështu iu bëri jehonë edhe fjalëve të shumta të diplomatëve ndërkombëtarë të cilët të tillë i kanë cilësuar rusët.

Po ashtu ish-kryeministri Çeku ka krahasuar rusët edhe me serbët, duke iu referuar kështu luftës së fundit në Kosovë në të cilën serbët kryen krime lufte.

“Rusët janë kriminelë, ashtu si serbët janë kriminelë”, ka shkruar Çeku në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat