Drejtori i Doganës jep detaje për aksionin në Hib Petrol

Aktuale

Drejtori i Doganës jep detaje për aksionin në Hib Petrol

Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:00
Agron Llugaliu

Agron Llugaliu, drejtori i Doganës së Kosovës, e ka konfirmuar kontrollin e doganierëve të tij në HIB Petrol.

Llugaliu ka treguar se kontrolli është bërë pas dyshimeve “për falsifikim të dokumenteve me qëllim të lirimit nga taksat”.

“Ky është proces që ka filluar”, ka thënë Llugaliu duke sqaruar se kontrolli ndaj kompanive të derivateve nuk ka përfunduar.

“Kontrolli nuk është zhvilluar vetëm në HIB Petrol, së paku janë edhe dy kompani më të vogla që kanë qenë të ndërlidhura me këtë rrjet të furnizimit”.

Llugaliu tutje tha se kontrolli i doganierëve në disa nga korporatat e naftës është bërë “në bazë të kompetencave administrative që ka Dogana”, dhe pa praninë e Policisë së shtetit.

Drejtori i Doganës ka konfirmuar se “ka edhe të ndaluar”, nga kontrolli që doganierët kanë zhvilluar dje, pa dhënë detaje të tjera, por duke sqaruar se “Dogana ka të drejt të ndalimit, për çështje doganore, njëjtë sikur Policia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat