Krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë/ 6 aksionet e suksesshme të qeverisë dhe MPB-së gjatë kësaj jave

Aktuale

Krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë/ 6 aksionet e suksesshme të qeverisë dhe MPB-së gjatë kësaj jave

Nga: M.L. Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar për 6 aksionet e ndërmarra javën që po lëmë pas nga organet e shtetit.

Këto 6 aksione sipas VV-së treguan që krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë.

Brenda kësaj jave janë arrestuar 48 policë për korrupsion e ryshfet, janë konfiskuar 36 mijë kg mish me afat të skaduar, janë mbyllur 13 qendra masazhi, është mbyllur komuna paralele e Shtërpces, vazhdon aksioni “Brezovica” në 7 lokacione dhe po ashtu aksioni kundër shmangieve tatimore në pompa të derivateve.

VV thekson se vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat