Tërheqja e parave nga Trusti, vjen kërkesa urgjente për Qeverinë

Aktuale

Tërheqja e parave nga Trusti, vjen kërkesa urgjente për Qeverinë

Më: 21 mars 2022 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do t`i dërgoj Qeverisë së Kosovës projektligjin me ndryshimet dhe plotësimet për trustin pensional në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të tërheqin një pjesë të mjeteve nga trusti si pasojë e ngritjeve ët çmimeve të produkteve esenciale.

Këtë e ka bërë të ditur Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Plotësim ndryshimi i ligjit për fondet pensionale do t`i shkoj sot Qeverisë së Kosovës për mendim një projektligji i tillë ju e dini që PDK dhe GP i PDK ka kërkuar një tërheqje të shumës së mjeteve nga Trusi meqë kosto e jetesës është rritur si pasojë e ngritjes së çmimeve e ka familje në Kosovë që nuk mund ta alojnë muajin”,ka thënë Tahiri.

Sipas tij Qeveria i ka një muaj kohë për të kthyera përgjigje por për këtë sipas Tahirit nuk ka nevojë të pres por sa më shpejt të procedohet me ndryshimin dhe plotësimin  e ligjit për trusin.

“Qeveria i ka më së largu një muaj që të na kthej përgjigje, nëse jo hyn në procedurë parlamentare pa pas nevojë për komente nga Qeveria por ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës që këtë ta bëjë shpejt duke pasur parasysh faktin se jemi në një situatë të rëndë ekonomike dhe rritjes së kostos së jetesës për qytetarët e Kosovës … mos të pret një muaj që të jap mendim, mirëpo ta trajtoj qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat