“Rugovën e përqafuan dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën si të ishte Papë, ndoshta kjo ishte arsyeja pse UÇK-ja...”

Aktuale

“Rugovën e përqafuan dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën si të ishte Papë, ndoshta kjo ishte arsyeja pse UÇK-ja...”

Nga: M.L. Më: 21 mars 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim, një tubim i Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Profesori universitar Enver Bytyçi ka komentuar përmes një postimi në Facebook dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Me këtë rast Bytyçi ka folur rreth asaj se përse Basha u braktis edhe nga SHBA, duke e bërë një krahasim me Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka kujtuar deklaratën e ish të dërguarit amerikan, Christopher Hill për Ibrahim Rugovën, i cili kishte përshkruar se si ishte pritur Presidenti nga qytetarët në një tubim në Malishevë.

Kështu sipas tij, Amerika mbështet vetëm ata që kanë mbështetje te publiku e jo te strukturat!

Postimi i plotë:

Pse e braktisën Lulzim Bashën SHBA-të?!

Mësojeni këtë fabul nga ajo që Christopher Hill shkruan për Ibrahim Rugovën:

I dërguari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher Hill, në librin e tij “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” e përshkruan kështu vizitën e tij së bashku me Ibrahim Rugovën në Malishevë, nëntor 1998:

«Reagimi i qytetarëve të Malishevës kur e panë Ibrahim Rugovën ishte i jashtëzakontë. Njerëzit fillimisht hezituan kur e panë liderin e tyre pas më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe e përqafuan, duke e puthur në faqe. Disa e përqafuan dhe i ranë në gjunj, duke ia puthur dorën, sikur të ishte Papë. U ndala për të kapur pamjen në totalitetin e vet. Për ata që kishin thënë se e ka pasë puna e tij, do të doja ta shihnin tani.

Se çka i bën disa politikanë karizmatikë e çka jo, ka qenë koncept i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej marrë në konsideratë – ndoshta kjo ishte arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerët ishin aq të ashpër me të».

Amerika mbështet vetëm ata që kanë mbështetje te publiku e jo te strukturat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat