Mimoza Kusari: Zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen në Kosovë

Aktuale

Mimoza Kusari: Zgjedhjet e Serbisë nuk mbahen në Kosovë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:48
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë, pasi Serbia s’ka pranuar të kenë një marrëveshje paraprake.

Ajo tha se këtë e ka pranuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili sonte i ka ftuar qytetarët serbë të votojnë në Serbi.

“Ajo çfarë Kosova e ka potencuar dhe s’ka pasur asnjë dallime në mes deklarateve tona ka qenë se secila zgjidhje duhet të jenë në bazë të praktikave evropiane dhe në bazë të ligjit. Ne edhe si parlament në takim e mbajtur më Strasburg të mbajtur me 9 dhe 10 mars kemi votuar një konkluzë që ka të bëj drejtëpërdrejtë me lejimin apo moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë ku palët kemi kërkuar të kenë një marrëveshje dhe të jenë konform Kushtetusës së Kosovës, ku shteti Serbi duhej t’i drejtohej Kosovës me një kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ajo.

“Qeveria e Serbisë nuk e ka pranuar të komunikoj drejtëpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës dhe tashmë kemi deklaratën e Vuqiqit që është i vedijshëm që nuk do të ketë mbajtje të zgjedhjeve në Kosovë dhe fton qytetarët serbë të votojnë në Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat