Konjufca: Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar Madeleine Albright

Aktuale

Konjufca: Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar Madeleine Albright

Më: 23 mars 2022 Në ora: 22:21
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë  lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kontributi i Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithëve.

“Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan”.

“Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar!”, ka shkruar Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat