ATK me aksion në 18 biznese, u inkason mijëra euro

Aktuale

ATK me aksion në 18 biznese, u inkason mijëra euro

Më: 24 mars 2022 Në ora: 16:28
Policia

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Prishtinë në 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media ATK përmes procedurave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa siç shkruhet pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

“Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore”, njofton ATK-ja.

Tutje ATK shkruan se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat