Shoqata u bën thirrje gastronomëve që ta respektojnë ditën e zisë për Madeleine Albright

Aktuale

Shoqata u bën thirrje gastronomëve që ta respektojnë ditën e zisë për Madeleine Albright

Më: 25 mars 2022 Në ora: 16:27
Madeleine Albright

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë kërkesë bizneseve të kësaj fushe që ngjarjet e parapara për ditën e sotme, t’i shtyjnë për një datë tjetër.

Këtë kërkesë ata e kanë bërë në nderim të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën, dhe për të cilën shteti ka shpallur ditë zie.

“Të nderuar gastronomë, kërkojmë nga ju që eventet e parapara për sot ti shtyni për një datë tjetër!”, thuhet në kërkesën e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

“Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj sepse mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës”.

“Me respekt e dedikuar ndaj mikeshës dhe heroinës së popullit të Kosovës, znj. Madeline Albright, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gëzimin e lirisë tonë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat