Kryetari i Krushës së Madhe: Gjenocidi serb vërehet në çdo cep dhe në çdo familje

Aktuale

Kryetari i Krushës së Madhe: Gjenocidi serb vërehet në çdo cep dhe në çdo familje

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:30
Kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti

Selami Hoti, Kryetari i Krushës së Madhe ka thënë se gjenocidi serb vërehet në çdo cep të Krushës dhe në çdo familje.

Hoti në një fjalim të mbajtur me rastin e 23 vjetorit të masakrës atje, ku u shpreh së në këtë vend krimi është akoma i gjallë.

“Edhe pas 23 vitesh, Krusha e Madhe jeton me ankthin se a do t’i gjejmë edhe 64 krushjanët tonë. Në Krushë akoma krimi është i gjallë, ai vërehet në çdo cep, krimi dhe gjenocidi serb është në çdo familje, pasi që lanë shkret çdo gjë”, u shpreh ai.

Hoti para qytetarëve të Krushës i bëri thirrje shtetit që të kërkojë drejtësi siç u shpreh ai të plotë e jo të njëanshme.

“Zërat tonë nuk do të shterojnë kurrë për të kërkuar drejtësi. Edhe sot në emër të nënave që kanë humbur fëmijët, grave që kanë humbur burrat, mësuesit që kanë humbur nxënësit, e nxënësit që kanë humbur mësuesit, bëjmë thirrje si asnjëherë më parë shtetit tonë që të kërkojë drejtësi të plotë e jo të njëanshme si ato të gjykatave të UNMIK-ut e EULEX-it, ku prokurorët e tribunalet ndërkombëtare më shumë u morën me viktimën se sa me kriminelët, gjë që të akoma po vazhdon të Gjykatën Speciale, ku padrejtësisht po mbahen krerët e UÇK-së, ndërsa krerët e krimit serb, pinjoll të dalur nga mëngët e shinellit të Millosheviqit, jo vetëm që udhëheqin Serbinë, por edhe gradohen për të arriturat e luftës”, u shpreh tutje Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat