Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë raste të reja se të shëruar

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë raste të reja se të shëruar

Nga: A.ZH Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:58
Pamje nga QKUK

37 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 32 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi:

27 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572.

Në total numri i rasteve aktive është 659.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat