SBASHK apel publik institucione: Ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog

Aktuale

SBASHK apel publik institucione: Ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:38
SBASHK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka kërkuar institucioneve të Kosovës që mos t’i ikin takimeve në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës dhe ligjin e pagave, duke ua dërguar edhe propozimet konkrete për vërejtjet që kanë në draftin e publikuar, si dhe tabelarin e koeficienteve.

Sipas një komunikate të SBASHK-ut, po ashtu ua kanë dërguar edhe këresën e tyre për një shtesë në pagë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave, kërkesë kjo e argumentuar nga ngritja e madhe dhe e vazhdueshme me çmimeve të artikujve elementar.

“Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi .Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime dialog i kemi dërguar letra Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës.

Përmes këtij publikimi edhe njëherë iu bëjmë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit Sveçla, Ministres Nagavci dhe Ministrit Murati që ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat