Kusari-Lila: Kjo është arsyeja që sot nuk votuam për themelimin e komisionit hetimor

Aktuale

Kusari-Lila: Kjo është arsyeja që sot nuk votuam për themelimin e komisionit hetimor

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:02
Armend Muja dhe Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, sqaroi arsyet se pse sot deputetët e pozitës nuk e mbështetën formimin e komisionit hetimor të propozuar nga opozita.

“U fillua me diskutime e me paragjykime, dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje vendosi që sot të mos e mbështesë formimin e këtij komisioni hetimor parlamentar për një fakt të vazhdueshëm dhe konsistent që opozita vazhdon ta keqpërdorë, dhe kjo është abuzimi me të vërtetën, abuzimi me informacionet të cilat prezantohen, jepen përgjigje në pyetje të opozitës dhe prapë ato përgjigje të cilat i marrin nga ana e Qeverisë dhe pozitës ata i keqpërdorin”, tha Kusari-Lila.

Sipas saj, pasaktësitë tjera që vazhdon t’i prezantojë opozita kanë të bëjnë me pagesën apo subvencionimin e energjisë elektrike dhe se ajo çka në vazhdimësi po thuhet është që Qeveria i ka paguar mjetet një kompanie.

“Qeveria e ka bërë të qartë që edhe në fatura të energjisë elektrike do të dihet saktë se cila pjese është pjesë e subvencionimit dhe cila pjesë është ajo që qytetarët e paguajnë drejtpërdrejt nga faturat e energjisë elektrike”.

“Synimi dhe tendenca qe të vihet hi e pluhur, synimi dhe tendenca që të thuhen të pavërteta në veprimet e Qeverisë e cila brenda këtij një viti është ballafaquar me dy kriza të mëdha, pa u marr fare me pasojat dhe atë çka e ka shkaktuar ngritjen e çmimeve, konsiderohet si e paplotë dhe oportune”.

“Nuk pranojmë që të abuzohet me të vërtetën dhe nuk pranojmë të abuzohet me faktet që janë shumë më kokëforte sesa çfarëdo insistimi i opozitës për të vënë në faj Qeverinë Kurti. Nuk munden ata që me gabimet që kanë qenë intensive të paktën në dekadën e fundit në përgjithësi të kësaj opozitë tashmë t’i faturohen një qeverie që brenda vitit ka treguar transparencë, përgjegjësi e llogaridhënie dhe vazhdon të tregojë dhe të merr përgjegjësinë për të gjitha gabimet e të shkuarës”.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së përfundoi duke thënë se ajo çfarë ata bënë sot është vetëm se treguan protestën e tyre në raport me pasaktësinë tjetër të radhës dhe mbi hedhjen poshtë të dakordimit paraprak në mes të partisë së pozitës e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat