MSh: 70% e popullsisë mbi 18-vjeç u vaksinua me një dozë

Aktuale

MSh: 70% e popullsisë mbi 18-vjeç u vaksinua me një dozë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në një vjetorin e vaksinimit kundër COVID-19, ka bërë të ditur që Kosova ia ka dalë të ketë shkallën më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, duke përfshirë edhe Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Bullgarinë dhe disa shtete tjera.

Në njoftimin e MSH-së, thuhet se me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18-vjeç në Kosovë ka arritur në 70 përqind me një dozë dhe 63.4% me dy doza.

“Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë”.

“Një vit pas, Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 përmes Komitetit për Imunizim, ekipit menaxhues dhe ekipeve vetëmohuese të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve tonë”.

“Gjithashtu, edhe donatorët që përmes mekanizmave të ndryshëm ndihmuan Kosovën për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe qëndrueshmërinë e suksesin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat