Dy ditë nga përfundimi i afatit, mbi 1400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Aktuale

Dy ditë nga përfundimi i afatit, mbi 1400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 zyrtarë publikë.

Agjencia Kundër Korrupsionit kujton se secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi. 

“Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor”, huhen ë komunikatën e AAK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat