Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore/ Kadriaj: Qeveria të marrë masa për subvencionimin e bujqve

Aktuale

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore/ Kadriaj: Qeveria të marrë masa për subvencionimin e bujqve

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:56
Ilustrim

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj , thotë se ngritja e çmimeve të produkteve po iu vështirëson jetesën qytetarëve.

Ai thotë se Qeveria duhet të subvencionoj prodhimet vendore dhe të shtohen kontrollet e çmimeve.

“Kosova si një vend importues dhe me një import të lartë është e atakume nga ana e tregut global dhe rritja e çmimeve në nivel global, ne jemi para një akti të kryer që vetëm uroj që tani e tutje Qeveria të merr masa si për subvencionimin e prodhimit vendor ashtu edhe në kontrollimin e çmimeve përmes inspektoratit”, u shpreh Kadriaj.

Sipas tij, qytetarët e vendit nuk mund të mbajnë familje me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve .

“Këtë fillim viti patën një rritje jashtëzakonisht të lartë që kjo është shumë e dëmshme për ekonominë dhe për portofolin e qytetarit, ose duhet të lëshoj vendin sepse me këtë nivel të pagës dhe këtë ngritjeve të çmimeve është e pamundur të jetohet dhe të mbahet familja”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat