Zemaj: Më vjen inat që Kurti s’ftohet në SHBA, është kryeministër i Kosovës

Aktuale

Zemaj: Më vjen inat që Kurti s’ftohet në SHBA, është kryeministër i Kosovës

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:59
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se është i shqetësuar pse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po ftohet në SHBA.

Kurti kishte premtuar se do të udhëtonte në SHBA gjatë muajve të kaluar, por këtë nuk e bëri. Ai së fundi tha se ka dëshirë që në SHBA të bëjë një vizitë dyjavore e jo vetëm për disa ditë.

Zemaj thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në kontakt me kongresmenë të ndryshëm dhe se është i shqetësuar pse Kurti nuk ka kontakte me amerikanët.

“Po më vjen inati. Jam deputet. Vetëm gjatë këtij muaji me 15 kongresmenë kemi pasur kontakte me anë të Zoom-it e të tjera. Vetëm një, një grup i deputetëve do të udhëtojnë për në SHBA. Jam i shqetësuar si deputet e qytetar. Është Kryeministër i Kosovës se jo i VV-së. Dëshiroj që ai të ftohet në Departamentin e Shtetit. Dëshiroj që ai të jetë i ftuar në Zyrën Ovale sikur Avdullah Hotin”, thotë ai.

Zemaj tutje shton se është i frikësuar se zyrtarët amerikanë nuk dëshirojnë të flasin me Kurtin për shkak të përplasjeve të tij me përfaqësues amerikanë në të kaluarën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat