SHBA ndan edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Aktuale

SHBA ndan edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Nga: P.R Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:41
Nënshkrimii i amandamentit të katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se Kosova do të përfitojë edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan

“Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës! 🇺🇸 🤝 🇽🇰 Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”, ka shkruar Osmani,

Sipas saj, Kosova është e bekuar me aleatët e saj.

“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse. Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat