Ideologjia sllavo-ruse në Maqedoni duhet të përmbyset / Shqiptarët janë shumicë, mbi 45%

Aktuale

Ideologjia sllavo-ruse në Maqedoni duhet të përmbyset / Shqiptarët janë shumicë, mbi 45%

Nga: Idriz Morina Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:21

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka shpallur rezultatin e regjistrimit të popullsisë, pas dy tentativave të qëllimshme të dështuara, për të vazhduar me krijimin e realitetit virtual.

Tjera shifra në jetën e vërtetë dhe tjera për përdorim zyrtar dhe politik.

Sipas të dhënave që kanë shqiptarët në Maqedoni, besohet dhe pohohet thuajse padiskutueshëm, se shqiptarët janë minimalisht rreth 400 mijë veta në diasporë, pa numëruar ata në Turqi dhe në vendet tjera të lindjes, ku ka diasporë të hershme, si në Egjipt, Liban etj, dhe numri i tyre mund të shkojë në mbi një milion veta.

Por, sipas regjistrimit të popullsisë, shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë në diasporë janë diç më pak se 173 mijë veta.

Edhe Banka Botërorë vite më parë kishte bërë të ditur se mbi 400 mijë qytetarë ishin larguar për dhjetë vite, në drejtim të Perëndimit.

Shqiptarët në të gjithë Ballkanin, janë popullata më e madhe (sipas përqindjes së popullsisë së përgjithshme) që kanë ikur nga vendi, si nga Shqipëria (më shumë se 1.5 milionë), nga Kosova (mbi 1.2 milionë bashkë me shtimin ndërkohë), nga Mal i Zi dhe Serbia, dhe nuk kanë bërë aspak përjashtim as ata në Maqedoni.

Mohimi i shqiptarëve në Maqedoni

Edhe pse Maqedonia u pavarësua pa luftë në vitin 1991 (8 shtator), shqiptarëve kurrë nuk ju njohën të drejtat e merituara, madje as statusi shtetformues, që e kishin gjatë komunizmit. Pra, në vend që shqiptarët të fitonin më shumë të drejta, ata humbën, madje edhe me Marrëveshjen e Ohrit pas luftës së vitit 2000, nuk kanë arritur as t’i rikuperojnë disa nga të drejtat që i kishin.

Qytete si Shkupi, që prej shekujsh dominohej nga shqiptarët në mënyrë sistematike, që nga tërmeti i vitit 1963, është kthyer në dominim të maqedonasve, qoftë duke ia bërë të pamundur jetën shqiptarëve aty, qoftë, duke regjistruar si maqedonas etni të tjera, si bullgarë, romë etj.

Gjatë atij tërmeti kishin vdekur mbi një mijë veta, ishin shkatërruar 15.800 ndërtesa dhe qenë dëmtuar rreth 28 mijë të tjera, ndërsa vlerësohej se mbi 200 mijë veta mbetën pa banesa, me shumë gjasë shumica dominuese ishin shqiptarë.

Atëherë nën diktatin serb, filloi ndërtimi i Shkupit të ri, me ndihmat e mbledhura nga bota, kryesisht në emër të shqiptarëve të pastrehë. Në Shkupin e ri, u përjashtuan shqiptarët të jetonin aty, përveç një pakice të vogël lojale. Nuk ka një studim se çfarë u bë më pas me shqiptarët e pastrehë.

Në fakt ende ishte në fuqi marrëveshja jugosllavo-turke, dhe vazhdonte zbrazja e shqiptarëve nga viset shqiptare në ish-Jugosllavi në drejtim të Turqisë.

Deri në vitin 1965 kur filloi të ndalet dëbimi masiv i shqiptarëve, rreth një e treta e popullsisë ishte zbrazur, përkatësisht rreth 450 mijë veta. Vetëm nga ajo popullsi sot në Maqedoni do të duhej të ishin së paku edhe rreth 500-600 mijë shqiptarë të tjerë, ndërsa në Kosovë 700- 800 mijë të tjerë, duke llogaritur shtimin e lartë të shqiptarëve në shekullin e kaluar.

Ti kthehemi numrave të shqiptarëve pa llogaritur ata në Turqi, që të shkaktojnë tronditje, sepse edhe aktualisht besohet se janë së paku 5 milionë dhe mund të jenë deri në 8 milionë, apo shteti me më së shumti shqiptarë në botë.

400 – 500 mijë shqiptarë në diasporën perëndimore

Nisur nga ato referenca, atëherë numri i shqiptarëve duke llogaritur diasporën e hershme të Maqedonisë drejt Perëndimit, vetëm në këtë pjesë të rruzullit duhet të jetë mbi 500 mijë.

Por, sipas rezultatit të Entit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, rezulton në vitin 2021 (kur u krye regjistrimi) se 58,44% për qind e popullsisë janë maqedonas (1.073.299), 24,3 për qind shqiptarë (446.245), 3,86 turq (70.961), 2,53 romë (46.433), 1,3 për qind serbë (23.847), 0,87 boshnjakë (16.047) dhe 0,47 vllahë (8.714).

Dekada më parë është pretenduar se numri i shqiptarëve në Maqedoni është 700 mijë, në një regjistrim jo të plotë madje, ndërsa pas 20 vitesh, rezulton numri më i vogël 446.245 shqiptarë rezident dhe afër 173 mijë shqiptarë në diasporë apo të gjithë vetëm 619.187 banorë.

Ndërsa, sipas regjistrimit shteti ka humbur në përgjithësi, rreth 186 mijë qytetarë, krahasuar me numrin e banorëve rezidentë në regjistrimin e vitit 2002.

Pra, nëse merret si numër minimal, i rreth 400 mijë shqiptarëve në diasporën perëndimore, duke llogaritur se kanë mbetur së paku 220 mijë shqiptarë jashtë regjistrimit, atëherë struktura e popullsisë në Maqedoni, do të ndryshojë radikalisht.

Nga dallimi në numër i diasporës së paregjistruar, prej rreth 11%, kur i shtohet numrit prej 29.5% të shqiptarëve, rezulton që së paku shqiptarë janë rreth 36.5%, pa llogaritur ende numrin e popullsisë shqiptare rezidente që u la edhe kësaj here jashtë regjistrimit, sikurse në të shkuarën, dhe po ashtu pa llogaritur së paku rreth 100 mijë shqiptarë ortodoksë të asimiluar gjuhësisht.

Por, kur numrit të popullsisë i shtohet shifra prej mbi 220 mijë shqiptarë të pa regjistruar nga diaspora, përqindja e popullsisë ‘maqedonase’, zbret në 49%.

Ndërsa, një korpus më vete bëjnë torbeshët, dhe me shumë gjasë, shumica janë shqiptarë e atyre që Enti i Statistikave thotë se u mungon përcaktimi etnik dhe gjuhësor i rreth 132.000 banorëve apo mbi 7%. Po sipas Entit të Statistikave ku numër qytetarësh e kanë bojkotuar procesin ose për arsye të tjera nuk kanë mundur të regjistrohen.

Në këtë korpus nuk bëjnë thuajse fare pjesë maqedonasit, dhe kur i shtohet nga kjo % së paku, se 70% e tyre janë shqiptarë apo rreth 90 mijë shqiptarë, rezulton se përqindja e shqiptarëve rritet edhe për rreth 4.5 %, atëherë numri i shqiptarëve arrin në 41 % të popullsisë së përgjithshme, ndërsa numri i sllavomaqedonasve mbetet ende në rreth 49 %.

Popullsia maqedonase rreth 40 %

Dhe kur kësaj i hiqet numri i bullgarëve që janë regjistruar detyrueshëm në maqedon, që së paku janë rreth 100 mijë, sipas reagimeve zyrtare të Bullgarisë, bazuar në numrin e pasaportave që ua ka dhënë pakicës së saj në këtë shtet, atëherë i bie së paku edhe për 4 %, nga numri total i sllavomaqedonasve, dhe rezulton të jenë nën 45%. Pra, tani jemi tek një dallim prej rreth 4%, të popullsisë së deklaruar maqedonase dhe të shqiptarëve.

Nëse llogaritet këtu edhe një komunitet së paku prej rreth 100 mijë shqiptarësh ortodoks të regjistruar dhunshëm si maqedonas, në rajone thuaja të pastërta etnike (sepse në tërësi, sllavamqedonasit kanë origjinë shqiptare dhe pjesërisht bullgare- si entitet i krijuar në Jugosllavinë komuniste), atëherë popullsia ‘maqedonase’ bie në rreth 40,3%, ndërsa popullsia shqiptare ngritet edhe për rreth 4.7% duke arritur aty tek numri real, prej 45.5 %.

Shto këtu edhe manipulimin me numrin e popullsisë torbeshe dhe turke, atëherë bëhet e padyshimtë që shqiptarët janë shumica e parë në Maqedoni, dhe duhet të përmbyset rendi i mashtrimit i ndërtuar nga forcat proserbe dhe prosllave, veçanërisht në 30 vitet e fundit.

Kjo shifër përafron shumë, me të dhënat ndërkombëtare që i prezantonte para opinionit në Maqedoni dhe më gjerë, intelektuali Nijazi Muhamedi nga Tetova, kur deklaronte me 2013 se shqiptarët përbëjnë 47 % të popullsisë së përgjithshme.

Nga kjo rezulton se afërsisht janë 86 % shqiptarë dhe maqedonas, 9 % të tjerë, dhe rreth 5 % bullgarë.

Atëherë shqiptarët duhet ta ndryshojnë plotësisht politikbërjen dhe ta përmbysin rendin Beograd-Moskë-Shkup, kuzhinën ruse, antishqiptare!

Por, para se ta bëjnë këtë duhet të spastrohen klikat politike proserbe, promaqedonase, dhe fare pak proshqiptare.

Fajtor më vete është Shqipëria, që e dominuar dhe e penguar nga shërbimet e huaja, nuk i ka penguar thuajse fare veprimtaritë antishqiptare atje.

Shqiptarët duhet të kërkojnë që tani regjistrim të ri të popullsisë, dhe me ndihmë të drejtpërdrejtë Perëndimore.

Kjo do të bënte që të ndryshonte politika antishqiptare përgjithmonë, dhe që shqiptarët të jenë zotër të vetvetes, dhe të mos i nënshtrohen asnjë regjimi tiranik, me ideologji fashiste ruso-serbe-sllavomaqedonase!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat