​Kurti: Studentët do të vazhdojnë të jenë prioritet i Qeverisë

Aktuale

​Kurti: Studentët do të vazhdojnë të jenë prioritet i Qeverisë

Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:38
Kurti prezantoi disa nga punët e kësaj qeverie në raport me universitetin dhe arsimin në përgjithësi

Heqja e tarifave për semestër dhe paraqitje të provimeve, 1365 bursa nga një mijë euro për vajzat dhe gratë që studiojnë në fushat STEM, 100 vende për punë praktike me pagesë, kompensim prej 200 euro në muaj, për studentët e Universitetit të Prishtinës, 100 mijë euro bursa për studentët që studiojnë në universitetet më elitare jashtë vendit dhe themelimi i komisionit për ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës, janë vetëm disa nga të arriturat e qeverisë përgjatë një viti, ka thënë kryeministri Albin Kurti para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Sipas një njoftimi të organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim”, Kurti prezantoi disa nga punët e kësaj qeverie në raport me universitetin dhe arsimin në përgjithësi.

“Gjatë këtij takimi, studentët kishin mundësinë t'i adresonin problemet me të cilat ata përballen në njësi të ndryshme akademike të Universitetit të Prishtinës.

Kryeministri Kurti u zotua se përmirësimi i gjendjes së arsimit në Kosovë dhe studentët do të vazhdojnë të jenë prioritet i qeverisjes së tij”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat