​Autobusët me qytetarë serbë arrijnë në Merdare

Aktuale

​Autobusët me qytetarë serbë arrijnë në Merdare

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:25
​Autobusët me qytetarë serbë

Autobusët me votues serbë tashmë kanë mbërritur në Merdare. Ata po janë nisur për në Serbi që të hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare që po mbahen aty.

Në pikën kufitare në Medare, ata iu janë nënshtruar kontrollit dhe regjistrimit të rregullt të udhëtarëve. Kontrolli kryhet pa probleme dhe pa vonesa të gjata. Në Merdar për momentin janë 8 autobusë që janë nisur nga Graçanica.

Ishte paraparë që nga Graçanica në drejtim të Kurshumlisë të nisen edhe 15 autobusë në orën 9:00, 7 të tjerë në orën 10:00 dhe turni i fundit i votuesve me 3 autobusë do të niset në mesditë.

Votuesit nga Kosova sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në vendvotimet në Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Vranjë.

Në Kurshumli do të votojnë qytetarët nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajt, ndërsa të drejtën e votës qytetarët nga komunat e Shtërpcës, Novobërdës, Vitinës, Gjilanit dhe Kamenicës do ta ushtrojnë ne Vranjë .

Ndalimin e hapjes së vendvotimeve në territorin e Kosovës e ka miratuar Qeveria e Kosovës, përkundër kundërshtimit të vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat