Shifër alarmante, Osmani tregon sa qytetarë aplikojnë nëpër ambasada për viza

Aktuale

Shifër alarmante, Osmani tregon sa qytetarë aplikojnë nëpër ambasada për viza

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:29
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se nuk janë më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që po presin para Ambasadave të huaja në vend për të lënë Kosovën. Këto informacione thotë se i ka nga ambasadat përkatëse.

“E para, ne na është qartësuar nga Ambasadat respektive që pak a shumë dy-tre-katër mijë aplikacione trajtohen por pastaj janë të njëjtit ata, afërsisht 50 mijë që aplikojnë përsëri”, thotë Osmani.

“Pra është një numër i njerëzve në masë të madhe që janë të njëjtit por riaplikojnë derisa të ju vijë radha derisa të ju trajtohet aplikacioni sepse nuk ka kapacitete asnjë ambasadë apo konsullatë që t’i trajtojë 50 mijë aplikacione”, shtoi ajo.

“Në qoftë se prej 50 mijëve, 3-4 mijë trajtohen tani pas 2-3 muajve janë të njëjtit. Ashtu jemi informuar ne zyrtarisht nga Ambasadat respektive”, tha Osmani.

Por edhe ky numër i atyre që duan të ikin është i madh?

“Pra pak a shumë po flasim për këtë numrin rreth 50 mijë. Kjo është masa kritike por natyrisht edhe në këtë masë është brengosëse prandaj siç e përmenda në fillim kur diskutonim dialogun. Për ne prioritet mbi prioritetet duhet të jetë jeta e qytetarëve”, tha Osmani.

Ambasada gjermane kishte njoftuar se nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në muajin mars të këtij viti kishin pranuar 200 mijë aplikime për viza pune në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat