Ministri Mehaj takon ish-komandantët e pensionuar të FSK-së

Aktuale

Ministri Mehaj takon ish-komandantët e pensionuar të FSK-së

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:35
Mehaj, ka pritur në takim ish-komandantët e pensionuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-komandantët e pensionuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Mehaj mes tjerash falënderoi ish-komandantët e pensionuar për gjithë kontributet e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në zyrën time ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët madhorë të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin”.

“Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

Mehaj, mes tjerash, thotë se takime të tilla do të realizojnë më shpesh.

“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takime të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat