Kundërpërgjigja për komandant “Malishevën”: A i raportove për arrestimin e Jakup Kastratit e atentatin ndaj Fetah Rudit?

Aktuale

Kundërpërgjigja për komandant “Malishevën”: A i raportove për arrestimin e Jakup Kastratit e atentatin ndaj Fetah Rudit?

Nga: P.R Më: 8 prill 2022 Në ora: 22:52
Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant “Malisheva”

Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant “Malisheva”, i cili po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Maqedoni të Veriut pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, ka deklaruar se ka qenë në SHIK dhe i ka raportuar Kadri Veselit, ish kreut të SHIK-ut.

“Kam punuar nga 2001, pas përfundimit të luftës në Maqedoni deri në 2008, kur është shpërbërë. Unë jam ndjerë mirë, kur kam mundur me i shërby vendit, për mirë kuptohet. Edhe në takimin e parë kur jam takuar me Kadri Veselin, kur më ka pyetur se a je i gatshëm për këtë detyrë, unë i kam thënë se kur është në pyetje atdheu dhe çështja kombëtare, unë gjithmonë jam aty, i gatshëm. Po ka bërë punë të mira (SHK). S’kam mundur të gjej ndonjë të metë. Megjithëse, sadopak e dinë njerëzit se si funksionon shërbimi inteligjent. Njëri për tjetrin nuk e dinë kurrgjë, mundet edhe dikush i afërt me qenë pjesë e asaj strukture po unë nuk e kam ditur. Jam krenar për atë çfarë kam bërë”, deklaroi Krasniqi.

E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

“Për aktivistët e LDK-së dhe veprimtarinë e degës së kësaj partie në Malishevë. Për Jakup Kastratin (LDK), i arrestuar gjatë luftës nga UÇK -ja për shkak te aktivitetit te tij ne LDK përkrahës i vijës institucionale te presidentit Ibrahim Rugovës. Kastrati ishte kryetari i parë të komunës së Malishevës i zgjedhur me vota qytetare në zgjedhjet e para lokale të Kosovës pas luftës në vitin 2000. Për veprimtarinë e palodhur demokratike të ushtarit të UÇK-së, zyrtarin e LDK-së në Malishevë Fetah Rudin, të cilin deshën ta vrasin në atentatin e 15 dhjetor të vitit 2000 në Arllat”, ka shkruar ndër tjerash në reagimin e tij Nexhat Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Komandant Malisheva: Kam qenë në SHIK dhe i kam raportuar Kadri Veselit, kemi bërë punë të mira

I dënuari në rastin e Kumanovës, Muhamet (Andi) Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva”, ka njoftuar se do ta publikojë një libër, që mund të shpërndahet për publikun nga e hëna e ardhshme.

Për çka e për kë i raportove ?

Për aktivistët e LDK-së dhe veprimtarinë e degës së kësaj partie në Malishevë. Për Jakup Kastratin (LDK), i arrestuar gjate luftës nga UÇK -ja për shkak te aktivitetit te tij ne LDK përkrahës i vijës institucionale te presidentit Ibrahim Rugovës. Kastrati ishte kryetari i parë të komunës së Malishevës i zgjedhur me vota qytetare në zgjedhjet e para lokale të Kosovës pas luftës në vitin 2000.

Për veprimtarinë e palodhur demokratike të ushtarit të UÇK-së, zyrtarin e LDK-së në Malishevë Fetah Rudin, të cilin deshën ta vrasin në atentatin e 15 dhjetor të vitit 2000 në Arllat.

A ishin këto "punët e mira", që mund t’i keni bërë si pjesëtar i një organizate kriminale sic ishte SHIK-u, organizatë e dyshuar për vrasjet politike në Kosovë.

Interesant do të jetë ky libër, dhe gjithmonë tek unë kanë ngjallur interesim librat e shkruar nga kriminelët,

Ja kush janë heronjtë e shpifur të betejës së palavdishme të Kumanovës ! (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat