Gjykata ia bllokon ZRRE-së tarifat e shtrenjta të energjisë

Aktuale

Gjykata ia bllokon ZRRE-së tarifat e shtrenjta të energjisë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 08:31
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike. Pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës, gjyqtari i rastit Kreshnik Kaçiu ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar.

Partia Demokratike e Kosovës pretendon se ZRrE, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike, katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.

Po ashtu, PDK pretendon se vendimi i ZRrE-së ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.

Për më shumë, Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar një konferencë për media në ora 12:00.

Gjithashtu, e njëjta ka iniciuar edhe një komision hetimor parlamentar për krizën energjetike i cili tashmë do të ngrihet pas sigurimit të 40 nënshkrimeve të nevojshme.

Ndryshe, tarifat e reja të energjisë elektrike, kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat