Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë raste të reja se të shëruar

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, sot më shumë raste të reja se të shëruar

Nga: A.ZH Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:56
Pamje nga QKUK

34 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 31 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

10 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061.

Në total numri i rasteve aktive është 544.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat