Nezir Kraki: Macron është personazh më i përshtatshëm për Kosovën

Aktuale

Nezir Kraki: Macron është personazh më i përshtatshëm për Kosovën

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:48
Nezir Kraki

Profesori universitar në Francë, Nezir Kraki, ka folur në lidhje me zgjedhjet që janë mbajtur gjatë të së dielës.

Kraki theksoi se Macron është personazh më i përshtatshëm për Kosovën.

“Votimet këtu shkojnë mirë zakonisht, rezultatin del natën e njëjtë, ditën e njëjtë”.

“Normalisht po gjasat Marine le Pen do të jetë më lartë se 34 përqind se në vitin 2017, këtë herë  mund të prek edhe 40 përqind, por fitorja e Emanuel Macron, probaliteti më realist, nuk ka alternativ, francezët do të mobilizohen”, ka thënë Kraki.

“Po, nuk është mund të them se Macron ka qenë ndonjë fans i flaktë i Ballkanit, është interesuar vetëm minimum, ne top 3 që kanë qenë në listë, dy tjetër janë haptas kundër NATO-s, Kosovës, Amerikës. Emmanuel Macron është personazh më i përshtatshëm”, është shprehur Kraki.

Kraku u shpreh se pret që në mandatin e ri që Macron të ndryshojë sa i përket politikave në Ballkan.

“Unë pres që do të ndryshoj, Ballkani duhet të futet në zgjerimin e re të BE-së, si ndikim dhe perspektiv”,  shtoi ai.

“Ballkani duhet të ribëhet prioritet, Ballkani ka pritë boll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat