Murati jep detaje për ndarjen e 100 eurove, për sektorin privat duhet pak kohë

Aktuale

Murati jep detaje për ndarjen e 100 eurove, për sektorin privat duhet pak kohë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:03
Hekuran Murati

Punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin pak më gjatë për të marrë 100 euro shtesë të cilat i ka premtuar sot Qeveria e Kosovës.

Ministri i Financave Hekuran Murati, në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin Albin Kurti, tha se shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohen të parat.

Kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të bëhet pak më vonë.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat