Mushkolaj i reagon Haradinajt: Po bëheni qesharak

Aktuale

Mushkolaj i reagon Haradinajt: Po bëheni qesharak

Nga: G.B Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:52
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj AAK-së, e cila ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për punëtorët e sektorit publik e privat, studentët e pensionistët.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë se po tregohen qesharakë dhe i ka kërkuar që të koncentrohen, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Na ka pas lodhë AAK'ja duke kërku që qeveria t'ua ndajë nga 100 euro zyrtarëve publikë. Tash kur qeveria vendosi t'ua jep krejtve, n'publik e n'privat, nga 100 euro, Ramushi po thotë se janë pak dhe nuk e zgjidhin problemin. A po koncentroheni, se po bëheni qesharakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat