Artan Murati, këshilltar i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) vendimin e Presidentes Osmani për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së nuk e ka quajtur si politikisht të motivuar.
Murati përmes një postimi në Facebook, tha se DASH-i nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile.
Postimi i plotë:
Raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit.