Shqiprim Arifi kërkon ndihmë nga Prishtina e Tirana, kjo është arsyeja

Aktuale

Shqiprim Arifi kërkon ndihmë nga Prishtina e Tirana, kjo është arsyeja

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:54
Shqiprim Arifi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili tashmë është edhe kryetar i Komunës së Preshevë u ka kërkuar ndihmë qeverive në Prishtinë e Tiranë që të marrin hapa për të përpiluar veprime konkrete për Luginën e Preshevës.

Ai tha se nuk u lejohet që të përdorin simbole kombëtare, ndërsa shtoi se vitet e fundit në Luginën e Preshevës, po bëhet spastrim etnik.

“Gjithmonë kanë qenë të diskriminuar. Shqiptarët nuk kanë të drejtën që të përdorin simbolet kombëtare. Nuk kemi tekste shkollore të mjaftueshme. Kemi një përmirësim të viteve të fundit, por edhe ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Nuk jemi të përfshirë në strukturat shtetërore. Popullatat është 97% shqiptare ndërsa serbët janë 3%. Vitet e fundit nuk kemi pasur investime nga qeveria në fjalë. Po ndodh një spastrim etnik në luginën e Preshevës."

Arifi është shprehur se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

” Kjo është koha ku qeveritë shqiptare, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës duhet të jenë të alarmuar dhe duhet të marrin hapa për të përpiluar veprime konkrete për Luginën e Preshevës. Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës e kanë neglizhuar Preshevën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat