Ekonomisti austriak: Zyrtarët e BIA-s më morën në pyetje për thirrjen time që Serbia ta njeh Kosovën

Aktuale

Ekonomisti austriak: Zyrtarët e BIA-s më morën në pyetje për thirrjen time që Serbia ta njeh Kosovën

Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:49
Gunther Fehlinger

Austriaku Gunther Fehlinger, që është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, nuk mundi ta kalojë lehtë kufirin për të hyrë në Serbi. Kjo pasi është kritik i politikave pro ruse të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Fehlinger, ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja e 9 prillit.

“Më ndaluan në kufi në orën 10:00, pastaj në orën 12:00 erdhën dy zyrtarë të BIA-s dhe më pyetën pse bëj thirrje që Serbia ta njohë Kosovën. Më pas më kanë lënë të kaloj”, u shpreh austriaku.

Gjatë bisedës me zyrtarët e shërbimit sekret serb (BIA), Fehlinger thotë se u ka treguar se pse Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Po ashtu, ai thotë se thirrja e tij ishte që Serbia të mbështesë Ukrainën në luftën e nisur nga Rusia.

“Shkova në Serbi për t’i bërë thirrje Serbisë që ta njohë Kosovën, të mbështesë Ukrainën dhe të trajtojë shqiptarët në Serbi ashtu siç i trajtojmë serbët në Vjenë”, u shpreh Fehlinger.

Theksojmë se ekonomisti austriak, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’ia heq statusin e vendit kandidat Serbisë, pasi s’është lejuar të hyjë në territorin serb.

“Nëse nuk më lejon të hyjë në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde pro-ruse dhe mungesën e vullentit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, kishte shkruar Fehlinger në rrjetin social “Twitter”.

Fehlinger, më parë kishte punuar si konsulent për zhvillim në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat